Publikohet lista: Maqedonia me 5 shqiptarë kundër Letonisë dhe Armenisë

2 Tetor 2024
16:29
Telesport
back button

Trajneri Bllagoja Milevski publikoi sot listën e lojtarëve të kombëtares maqedonase për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve. Lista ka pesë shqiptarë në përbërje.

Ata janë Visar Musli – Paderborn (Gjermani), Ezgjan Alioski – Al Ahli (Arabia Saudite), Enis Bardhi – Trabzonspor (Turqi), Isnik Alimi – Sepsi (Rumani) dhe Lirim Qamili – Sonderjiske (Danimarkë.

Maqedonia e Veriut do të luajë me Letoninë dhe Armeninë. Për këto ndeshje, skuadra do të ketë dy emra të rinj nga moshat (U21).

I pari është Mario Ilievski, kurse i dyti Andrej Stojçevski. Ndeshja e parë luhet më 10 tetor në Riga me Letoninë, ndërsa më 13 tetor me Armeninë në Jerevan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit