“Nuk kemi frikë nga askush. Duke pasur parasysh rrugën që kemi ndjekur, mendoj se po arrijmë në gjysmëfinale në formën më të mirë të mundshme. Vështirë se mund të kishim mbërritur në një formë më të mirë.”
Këto janë fjalët e mesfushorit Adrien Rabiot në prag të ndeshjes Francë-Spanjë. Ai iu përgjigj kështu komenteve të Lamine Yamal, i cili i tha se “nëse Franca ka dikë për t’u frikësuar, jemi ne.”
“Nuk do të ketë asnjë plan anti-Yamal; do të përqendrohemi te e gjithë skuadra spanjolle,” vazhdoi mesfushori i Les Bleus: “E dimë që ata janë të rrezikshëm në çdo nivel, te sulmi i tyre, posedimi i topit, hapësirat e ngushta pranë zonës së penalltisë, apo pasimet e tyre. Kështu që duhet të përqendrohemi në këtë dhe jo domosdoshmërisht te një lojtar i vetëm.”
“Ekziston një lidhje dhe kohezion midis nesh si skuadër. Jashtë fushës, gjërat po shkojnë shumë mirë dhe mendoj se kjo është një pjesë e madhe e këtij suksesi. Ka edhe gjëra që na kanë bashkuar, si vështirësitë me të cilat përballet trajneri Deschamps. Ka kaq shumë gjëra që e bëjnë këtë të duket si koha e duhur“, tha Rabiot.







