Rakitic dhe lëvizja surprizë: “I thashë menaxherit të mos i thoshte gjë gruas…”

11 Maj 2023
15:05
Denis Hakanaj
back button

Do të luajë me Sevilla-n e tij në gjysmëfinalen e Europa League kundër Juventusit. Ivan Rakitic ka dhënë një intervistë speciale për Relevo ku ka folur jo vetëm për ndeshjen kundër bardhezinjve, por edhe për lidhjen e fortë personale dhe familjen e tij me klubin dhe qytetin andaluz.

“Nëse shumë na dhanë pak shanse për t’u kualifikuar kundër United, tani na japin akoma më pak. Unë nuk mendoj se ka nevojë për të shpjeguar se çfarë është Juventus, për sa i përket historisë dhe të gjithë të tjerave, ata janë favoritë të mëdhenj, por jam i bindur se as ata nuk janë gëzuar kur kanë parë shortin”, tha mesfushori kroat.

“Ata e dinë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Ne shpresojmë që të arrijmë në ndeshjen në Sevilla me një rezultat të mirë dhe pastaj t’i vëmë zjarrin Sanchez Pizjuan-it dhe t’i shpjegojmë botës se çfarë është në gjendje të bëjë Sevilla. Do të jetë e vështirë, ne e dimë këtë.”

Në intervistë ka edhe disa pasazhe që kanë të bëjnë me lidhjen me klubin dhe qytetin.

“Kur isha gati të kthehesha në Sevilla nga Barcelona, ​​i thashë menaxherit tim që të mos i thoshte asgjë gruas sime. E dija se sa e rëndësishme do të ishte për të dhe sa e lumtur do të ishte. Ka një lidhje shumë të fortë me Sevilla-n në familjen e saj.

“Gruaja ime dikur më tha se gjyshi i saj, i cili vdiq 15 vjet më parë, kishte thënë një gjë të fundit: ‘Më hiq gjithçka, por lëre orën e Sevilla-s në dorë’. Kjo tregon shumë se sa fort janë të lidhur ata me qytetin”, tha Rakitic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit