“Rally Dakar 2023”, zbuloni garën më të vështirë që zhvillohet në shkretëtirë

25 Dhjetor 2022
15:51
Telesport
back button

Më datën 31 dhjetor, në Arabinë Saudite do të nisë “Rally Dakar 2023”, i konsideruar si eventi më i vështirë i garave motorike, që zhvillohet kryesisht në mes të shkretëtirës. Fillimi i garës do të mbahet të shtunën më 31 dhjetor 2022, me mbërritjen e planifikuar zyrtarisht për të dielën, më 15 janar 2023.

Ky edicion do të jetë një aventurë e vërtetë, duke nisur nga brigjet perëndimore të Detit të Kuq deri në Damam, një qytet që qëndron në bregun lindor dhe ka pamje nga ujërat e Gjirit Persik. Një event që do të zhvillohet në 15 ditë dhe 14 faza, kun ë total garuesit do të përshkojnë 8,549 kilometra duna rëre, shkretëtira të shkreta dhe tokë e thyer me gurë.

Ndaj dhe ky edicion është konsideruar si gara e “dy deteve”.

Janë planifikuar 14 etapa, ndërsa dita e pushimit është caktuar të hënën më 9 janar 2023. Nga 8,549 kilometra për të përshkuar, kronometri do të numërojë “vetëm” 4706 prej tyre. Në fakt, siç ndodh shpesh, nuk është e gjithë rruga që ka rëndësi për qëllimet e klasifikimit: drejtuesit do të duhet të përballen me seksione transferimi, në të cilat koha do të jetë e parëndësishme.

Në start do të jenë 73 makina, 124 motorë, 56 kamionë, si dhe 19 ekipe të kategorive të ndryshme, 47 në kategorinë T3 dhe 46 në kategorinë T4. Përveç kësaj, në Dakar Classic do të marrin pjesë 76 makina dhe 13 kamionë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit