Raphinha paralajmëron konkurrencën: “Duhet ta dinë mirë një gjë”

3 Qershor 2025
14:15
Telesport
back button

Raphinha nuk ka frikë nga konkurrenca. Pas një sezoni në të cilin ai u bë një nga lojtarët kryesorë në sulmin e Barcelonës, anësori brazilian po përgatitet për një verë potencialisht të lëvizshme në frontin e tregut të transferimeve.

Klubi “blaugrana” po shikon me interes profilet e nivelit të lartë për të përforcuar krahët dhe ndër emrat që janë shfaqur fuqishëm janë ata të Marcus Rashford dhe Luis Díaz.

Raphinha, i intervistuar nga “Mundo Deportivo,” tregoi besim të plotë në aftësitë e tij: “Unë nuk shqetësohem për asgjë. Nuk them që jam titullar i palëvizshëm, por kushdo që vjen do të duhet të punojë më shumë se unë”.

E rëndësishme është që ai të ndihmojë skuadrën. Sa më shumë lojtarë të fortë dhe të motivuar të ketë, aq më mirë. Më pas do të jetë në dorën e trajnerit të zgjedhë se kush do të futet në fushë“, shtoi Raphinha.

Fjalë që nxjerrin në pah pjekurinë e brazilianit, protagonist i një viti në rritje dhe gjithnjë e më shumë një lider teknik përkrah Lamine Yamal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit