Raste, dy gola dhe emocione! Roma-Juventus mbyllet 1-1 dhe bën lëmsh zonën Champions. Ja situata (VIDEO)

5 Maj 2024
22:55
Anton Cicani
back button

Ndeshje spektakolare, me raste dhe emocione por pa fitues ajo që u zhvillua sonte në Serie A, stadiumi “Olimpico”. Roma dhe Juventusi i kanë ndarë pikët, pasi barazuan 1-1 në kuadër të javës së 35-të në Serie A. Pas 15 minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi me anë të Romelu Lukakut.

GOLI I LUKAKUT – VIDEO

Por, në minutën e 31-të, Geilson Bremer i barazoi shifrat në 1-1, kur u asistua prej Federico Chiesas. 45 minutat e dytë ishin edhe më të luftuar, me dy skuadrat që synonin ta shënonin golin e fitores.

GOLI I BREMER – VIDEO

Me të filluar pjesa e dytë, Chiesa (47’) lëshoi një rast të artë shënimi, por portieri i Romës ishte i vëmendshëm. Juventusi vazhdoi me një dominim të lehtë, duke bërë presion – mirëpo pa ndonjë rrezik të lartë.

Më pas ishte radha për Romën që të bënte presion, por nga tollovitë e shkaktuara në zonën e Zonjës së Vjetër, askush nuk përfitonte. Pas javës së 35-të, Juventusi është në vendin e tretë me 66 pikë, ndërsa Roma në të pestin ka gjashtë më pak.

Në javen e 36-të, bardhezinjte do të presin Salernitanan, ndërsa Roma përballet direkt me Atalantan për vendin e pestë. Sakaq, Atalanta ka 2 ndeshje me pak pasi duhet te luaje si javen e 35-te ashtu edhe nje te prapambetur (ndaj Fiorentinas)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit