Ravanelli këshillon Juventusin: Merr Conten trajner, pse të shpenzosh para për Zirkzee kur ke…

7 Maj 2024
9:38
Alfred Lleshi
back button

Deklarata jo të parëndësishme nga Fabrizio Ravanelli, ish-sulmuesi i Juventusit, për bardhezinjtë në “TV Play”: “Pse klubi duhet të fokusohet shumë te Zirzkee dhe jo te Yildiz e Soule, që tashmë i kanë në shtëpi? Mendoj se klubi duhet të kuptojë më mirë se çfarë duhet. Nuk do të shpenzoja 50-60 milionë euro për një mesfushor të mirë, pa harruar rikthimin e Fagiolit”.

Çfarë i mungon Juventusit?
Ka pak liderë në ekip. Ka lojtarë të mirë, por lidershipi mungon. I vetmi i tillë është Danilo.

Cili do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit?
Padyshim që do të zgjidhja Conten, ai e njeh mjedisin, ka ADN-në e Juventusit dhe do të sillte disiplinë në dhomat e zhveshjes.

Cilin do të preferonit të mbanit mes Vlahovic dhe Chiesa?
Unë do të thosha Chiesa, sepse ndoshta mund të gjeni sulmues të aftë për të shënuar gola, por unë nuk do të bëja dot pa talentin dhe teknikën e Chiesa.

Cila është ADN-ja e Juventusit?
Të gjitha skuadrat, në çdo sport, dalin në fushë për të dhënë më të mirën e tyre. Juventusi ka spikatur gjithmonë për elegancën, stilin, edukimin, sjelljen shembullore në fushë. Të gjithë këto përbërës formojnë ADN-në e Juventusit. Është një ekip që në në të kaluarën nuk ka shpenzuar kurrë shumë kohë duke festuar rezultatet që ka arritur, sepse fokusi zhvendosej në qëllimet e së ardhmes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit