Real Madrid nuk pritet të befasojë tifozët me transferime big në merkaton e janarit. Edhe pse reparti i mbrojtjes nuk është i plotë, Perez nuk do të riskojë.
David Alaba dhe Eder Militao janë jashtë fushave, por Carlo Ancelotti nuk duket i shqetësuar. Relevo raporton se në Madrid po mendojnë për një afrim krejt të lirë.
Bëhet fjalë për Lamini Fati, një mbrojtës i cili luan me këmbën e majtë. Ai ka rënë në sy te Leganes B dhe madrilenët e kanë pikasur në një ndeshje që të rinjtë e akademisë kanë luajtur kundër Leganes B.
Kostoja e transferimit? Vetëm 100 mijë euro.