Real Madrid gjen mbrojtësin ideal për krahun e majtë, kushton jo më pak se 50 milionë euro

13 Maj 2025
17:51
Telesport
back button

Edhe pse mungon ende zyrtarizimi, gjë që do të ndodhë shumë shpejt, tashmë dihet që Alexander Arnold do të transferohet te Real Madrid si lojtar i lirë. Më ardhjen e anglezit, Real Madrid “blindon” krahun e djathtë, por drejtuesit e “Los Blancos” nuk do të mjaftohen me kaq. Ata po kërkojnë të përforcojnë dhe krahun e majtë të mbrojtjes dhe kanë piketuar kandidatin ideal.

Alvaro Carreras është emri i parë në listën e Real Madrid përsa i përket krahut të majtë të mbrojtjes. Shpejtësia, inteligjenca taktike dhe aftësitë e tij në lojën me top kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, ndaj Reali kërkon të nxitojë dhe të arrijë sa më shpejt marrëveshjen me Benfica-n për transferimin e 22-vjeçarit.

Por, kjo nuk do të jetë aspak e lehtë. Klubi portugez, i vetëdijshëm për potencialin e lojtarit, nuk është i gatshëm të negociojë për më pak se 50 milionë euro, një shifër e “zakonshme” për një klub si Real Madrid. Ajo që e favorizon edhe më shumë transferimin e Carreras është fakti që ai është spanjoll dhe kjo e ndihmon shumë Realin për të bindur më shpejt lojtarin si dhe e ka më të lehtë për rregulloret e garave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit