Kylian Mbappe thuhet se do të ketë një ulje masive të rrogës kur t’i bashkohet Real Madridit këtë verë. Francezi njoftoi se do të largohet nga Parc des Princes në fund të sezonit aktual, duke i dhënë fund zërave rreth të ardhmes së tij në klub.
Gazeta spanjolle AS pretendon se paga e 25-vjeçarit do të ulet në 24 milionë euro në vit nga 50 milionë eurot në vit që ai fitonte në PSG.
Sido që të jetë, Mbappe do të jetë ende lojtari më i paguar pasi të zyrtarizohet transferimi i tij në Santiago Bernabeu. Pavarësisht këtij shkurtimi të ndjeshëm të rrogës, ai do të fitojë dy herë më shumë se David Alaba, i cili fiton 10.8 milionë euro dhe Toni Kroos, me një pagë prej 10.6 milionë eurosh në vit.
Fituesi i Kupës së Botës iu bashkua PSG-së në vitin 2017 dhe në 306 paraqitje për klubin, francezi ka shënuar një numër rekord prej 255 golash me parisienët.
Largimi i Karim Benzema në Al-Ittihad vitin e kaluar nxiti teoritë se kalimi i tij në Madrid ishte pak a shumë i pashmangshëm.
Dëshira e tij për të luajtur për Real Madridin e shoqëruar me një prirje për të shënuar gola dhe për të asistuar sa më shumë, e bëjnë atë një përforcim të përsosur për skuadrën e Carlo Ancelottit.
Sulmuesi do të luajë ndeshjen e tij të fundit në shtëpi me PSG-në kundër Toulouse më 12 maj (e diel) dhe ndeshjen e fundit të sezonit kundër Metz më 19 maj (e diel).
MERCI. 🔴🔵 @PSG_inside pic.twitter.com/t0cL2wPpjX
— Kylian Mbappé (@KMbappe) May 10, 2024







