Real Madridi zyrtarizon largimin e Ancelottit: Legjendë e klubit tonë dhe e futbollit botëror

23 Maj 2025
11:26
Alfred Lleshi
back button

Ka mbërritur më në fund komunikata e shumëpritur nga Real Madridi, i cili ka zyrtarizuar ndarjen me trajnerin Carlo Ancelotti: “Real Madrid CF dhe Carlo Ancelotti kanë arritur një marrëveshje për ta përfunduar mandatin e tij si trajner. Klubi ynë dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe përzemërsinë për njërën nga legjendat më të mëdha të Real Madridit dhe të futbollit botëror.

Carlo Ancelotti e ka udhëhequr skuadrën tonë gjatë një prej periudhave më të suksesshme në 123 vitet e historisë sonë dhe është bërë trajneri me më shumë tituj në historinë e klubit: 3 Liga Kampionesh, 3 Kupa Bote për Klube, 3 Superkupa Europiane, 2 tituj La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 2 Superkupa të Spanjës. Në total, 15 trofe në 6 sezonet që ai ishte pjesë e klubit tonë”.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, deklaroi: “Carlo Ancelotti është tashmë pjesë e pandashme e familjes së madhe të Real Madridit. Jemi krenarë që kemi pasur një trajner që na ndihmoi të arrijmë kaq shumë suksese dhe që gjithashtu ka përfaqësuar në mënyrë shembullore vlerat e klubit tonë.

Nesër, ‘Santiago Bernabéu’ do t’i bëjë nderimet e duhura atij në ndeshjen e fundit në pankinën e Real Madridit. Klubi ynë i uron atij dhe gjithë familjes së tij fatin më të mirën në këtë fazë të re të jetës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit