Reijnders: Fitore shumë e rëndësishme, u përballëm me një kundërshtar të vështirë

21 Dhjetor 2024
8:41
Alfred Lleshi
back button

Tijjani Reijnders, mesfushori i Milanit, i shpallur MVP i ndeshjes kundër Veronës, ka dhënë një intervistë për DAZN, pas fitores 1-0 në “Bentegodi”, falë golit të tij.

Sa e rëndësishme ishte fitorja në këtë moment?
Ishte vërtet e rëndësishme, sepse luajtëm një ndeshje të vështirë. Duhet të kundërpërgjigjeshim pas barazimit me Genoa. Ishte mjaft e rëndësishme t’i merrnim tri pikët.

Çfarë asistimi ju dha Fofana?
Fofana e ka treguar tashmë disa herë këtë sezon, e di që i ka këto cilësi. Mua, thjesht më desh të finalizoja.

Edhe Matteo Gabbia foli për momentin delikat të Milanit, pas fitores ndaj Veronës: “Nuk jemi të lumtur, sepse nuk po vijnë rezultatet, por në dhomat e zhveshjes ka pozitivitet dhe ambienti është i shëndetshëm. Mentaliteti është i duhuri, fitorja kaq e çmuar në një fushë të vështirë është e rëndësishme për ne”.

Renditja ende po “qan”: “E kemi detyrimin ta rregullojmë, duke u munduar në çdo mënyrë. Duam të bëjmë më shumë, ndaj po mundohemi të përmirësohemi me punë të përditshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit