Reijnders: Nuk jam këtu për të zëvendësuar De Bruyne, dua të luaj lojën time

16 Qershor 2025
10:08
Telesport
back button

Unë nuk jam këtu për të zëvendësuar Kevin De Bruyne“. Pasi u largua nga Milan, mesfushori holandez Tijjani Reijnders e ka bërë të qartë se cilat do të jenë pritshmëritë për të në aventurën e re te Manchester City.

Të bësh atë që ka bërë një legjendë si De Bruyne është e vështirë, por Reijnders dëshiron të njihet për cilësitë e tij. “Unë duhet të luaj lojën time, por frymëzohem nga lojtarë të ndryshëm”, tha Reijnders.

Mundohem t’i përshtat cilësitë e tyre me karakteristikat e mia. Gjithmonë më ka bërë përshtypje mënyra se si De Bruyne vëzhgon fushën dhe pasimet e tij, por kjo nuk do të thotë se do të imitoj atë”, shtoi më tej mesfushori holandez.

Në fund mendim për Pep Guardiola: “Ai është trajneri më i mirë në botë, mezi pres të mësoj gjëra të reja këtu. Ai ka një stil të ndryshëm loje dhe kjo është pikërisht ajo që po pres me padurim“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit