Reja zbulon prapaskenat e bujshme: Asllani donte Italinë, ndërsa Mitaj preferonte Greqinë

16 Tetor 2025
10:05
Alfred Lleshi
back button

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, ka folur hapur për suksesin aktual të kuqezinjve dhe për rolin që ai ka pasur në ndërtimin e skuadrës, që sot po shkruan histori. Shqipëria është shumë pranë një arritjeje madhore, sigurimit të “play off”-it të Botërorit 2026, pas fitores madhështore në Serbi me rezultatin 1-0.

Në një intervistë për “Klan News”, Reja ka analizuar momentin e artë të kombëtares sonë, duke zbuluar edhe disa prapaskena interesante rreth lojtarëve kyç të saj. Veterani italian theksoi se baza e kësaj skuadre është formuar që në periudhën e tij:

“Nuk ka lojtarë të rinj në këtë kombëtare. Ishin të gjithë më mua. Kush janë ata që kanë thënë se Sylvinho ka sjellë lojtarë të rinj? Asani ishte zbulim i ri, Shehu dhe Hoxha që luan te Dinamo Zagreb?! Këto ishin lojtarë të rinj kur drejtoja unë, kam nxjerrë 50 lojtarë te Shqipëria”.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "กรค 3 " SYLVINHO ASLLANIN KA MERITA, POR NUK KA ZBULUAR ASNJE LOJTAR E AFROVA UNE, TEKSA ISHTE FARE PRANE ITALISE EDHE MITAJN E BINDA, BABAI Edy Reja TIJ PREFERONTE GREQINE "heq gradat" Sylvinhos"

Megjithatë, Reja e ka bërë të qartë se e respekton punën e pasardhësit të tij: “Kam respekt për Sylvinhon dhe nuk dua që puna e tij të mos duket. Pas periudhës sime, ka siguruar rritjen maksimale të skuadrës. Ka meritë të jashtëzakonshme, por të gjithë janë lojtarët e mi. Nuk është aspak e vërtetë që janë lojtarë të rinj”.

Reja ka zbuluar edhe dy episode vendimtare që mund të kishin ndryshuar fatin e kombëtares sonë, për Kristjan Asllanin dhe Mario Mitajn: “Asllanin gjithashtu e mora unë, edhe pse ishte pranë kalimit tek Italia. Fola me menaxherin e tij dhe e binda të vinte te Shqipëria. Punova një vit që të vinte.

“Mitaj, gjithashtu, donte të shkonte te Greqia. Fola me babain e tij, ai preferonte Greqinë. Një meritë i shkon grupit të punës, që e bindëm. Tani të gjithë janë të pjekur dhe po luajnë mirë për skuadrat e tyre”.

Deklaratat e Rejës tregojnë krenarinë e një trajneri që e ndjen veten ende pjesë të kësaj kombëtare. Një skuadër që e ndihmoi të formësohej dhe sot po shkon drejt një tjetër faqeje historike për futbollin shqiptar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit