Rezultat për Guinness, kombëtarja koreano-jugore humbet 64-0 në Botëror!!!

15 Korrik 2019
19:53
Telesport
back button

Një humbje që do të hyjë në rekordet “Guinness”. Kombëtarja e femrave të Koresë së Jugut në vaterpol është mundur 64-0 nga Hungaria në Botërorin që po zhvillohet në Gwangju të Koresë së Jugut. Një rekord negativ, që nuk ishte regjistruar kurrë më parë në këtë sport, në një Botëror.

Kombëtarja e Hungarisë, kampione e botës në fuqi, nuk pat aspak mëshirë ndaj kombëtares vendase në këtë ndeshje (16-0, 18-0, 16-0 dhe 14-0 rezultati i 4 periodave). Të gjitha lojtaret e Hungarisë realizuan të paktën nga një gol në këtë takim (Rebbeca Parkes shënuesja më e mirë me 11 gola).

Golat u realizuan me një mesatare një në çdo 30 sekonda lojë. Ky rezultat shpjegohet nga fakti se Koreja e Jugut ka një ekip diletant në këtë sport, të përbërë nga mjaft adoleshente. Vetëm portierja Song Ye-seo kishte luajtur një ndeshje më parë në karrierë.

Pjesa tjetër e skuadrës së Koresë së Jugut është e përbërë nga notare adoleshente, që për këtë Botëror ishin shndërruar në lojtare të vaterpolit. “Ndeshjen tjetër do të shkojë më mirë. Në Hungarinë e kemi parë duke luajtur vetëm në youtube. Ishin shumë më të forta nga sa mendonim”, tha portierja e Koresë së Jugut.

Rezultati historik 64-0 ne vaterpol

Lajme të tjera

Lajmet e fundit