Trajneri i Inter Miami, Gerardo Martino, i qetëson të gjithë për gjendjen e Leo Messi dhe rikuperimin e tij nga dëmtimi i fundit i pësuar gjatë finales së Copa América. Në atë ndeshje, sulmuesi argjentinas u detyrua të largohej nga fusha i përlotur.
Messi dëmtoi kyçin e këmbës, që ishte i fryrë, duke e parë pjesën e mbetur të ndeshjes nga stoli. gjithsesi, Argjentina fitoi. “Leo është mirë. Është ende në palestër dhe në formë gjithnjë e më të mirë, po respekton kohët e rikuperimit që prisnim“, tha Martino.
Kur u njoftua shkalla e lëndimit të Messi, ai pritej të ishte jashtë fushës për katër deri në gjashtë javë. Tani për tani, “pleshti” ka qenë joaktiv për tre javë, kështu që asgjë nuk duket se tregon se kjo periudhë duhet të zgjatet.
Messi nuk ka asnjë nxitim dhe vazhdon punën në palestër për të shëruar zonën e dëmtuar. Lajmi i mirë është se si dhimbja ashtu edhe inflamacioni janë ulur, ndaj këpucët ortopedike dhe seancat e kinesiologjisë të shoqëruara me pushim kanë bërë punën e tyre.







