Rivalja ukrainase nuk i dha dorën pas duelit, sportistja ruse bllokon për 45 minuta pedanën për protestë

27 Korrik 2023
12:00
Telesport
back button

Botërori i skermës që po zhvillohet në Milano të Italisë ka dhuruar disa incidente pas përballjes që kanë patur në pedanë sportistët rusë e ukrainas. Ngjarja më e rëndë është ajo që ndodhi në sfidën e femrave mes ukrainases Olga Kharlan dhe ruses Anna Smirnova.

Pas duelit të fituar nga sportistja ukrainase, Smirnova ka bllokuar për 45 minuta pedanën, duke mos lejuar që të zhvillohej asnjë duel. Ajo e ndërmori këtë veprim në shenjë proteste për gjestin e rivales ukrainase, që pas duelit të fituar nuk pranoi t’i jepte dorën koleges ruse.

Kharlan vetëm sa e preku me skermën e saj rivalen ruse, duke refuzuar t’i japë dorën, çka solli edhe këtë protestë të Smirnova. Një ditë më parë, sportisti ukrainas Igor Reizlin, nuk pranoi të duelojë ndaj rivalit rus Vadim Anokhin në shenjë proteste. Në këtë botëror, sportistët rusë e bjellorusë garojnë si neutralë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit