Rodri: Askush s’mendon për ne, mund të luajmë deri 70 ndeshje në sezon dhe s’ka nivel të lartë

17 Shtator 2024
20:37
Telesport
back button

Manchester City përgatitet për debutimin në Champions League në ndeshjen ndaj Inter, që do të celë sezonin ndërkombëtar të kampionëve të Anglisë. Për shkak të zgjerimit të eventit të Kupës së Botës për klube, skuadra e “citizens” mund të luajë deri në 75 ndeshje këtë sezon.

Futbollisti spanjoll Rodri, një nga pretendentët kryesorë për çmimin e Topit të Artë, i bashkohet një numri lojtarësh që kanë shprehur shqetësime për numrin e madh të ndeshjeve. “Nëse pyet ndonjë lojtar, ai do të thotë të njëjtën gjë. Janë shumë ndeshje për një lojtar”, tha Rodri.

Më tej, ai shtoi: “Nuk është mendimi i Rodri apo çfarëdo tjetër. Mendoj se është mendimi i përgjithshëm i lojtarëve. Dhe nëse do të vazhdojë kështu, do të ketë një moment ku nuk kemi zgjidhje tjetër, mund të bojkotojmë, por le të shohim”.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por është diçka që na shqetëson sepse ne jemi ata që vuajnë”, tha Rodri para sfidës ndaj Inter, që shtoi: “Nga përvoja ime, midis 40-50 ndeshjeve, është numri normal i sfidave në të cilat një lojtar mund të performojë në nivelin më të lartë. Pas kësaj bie sepse është e pamundur të mbash nivelin fizik”.

Këtë vit mund të shkojmë në 70, ndoshta në 80 ndeshje. Nuk e di, varet sa larg arrijë një skuadër të kualifikohet në turnetë e ndryshëm. Mendoj se është e tepërt, duhet të kujdesemi për veten. Dikush duhet të kujdeset për veten, sepse ne jemi personazhet kryesore të këtij sporti apo biznesi si të doni quani”, tha Rodri.

Jo gjithçka është para apo marketing, është edhe cilësia e shfaqjes. Kur nuk jam i lodhur performoj më mirë dhe nëse njerëzit duan të shohin një futboll më të mirë, ne duhet të pushojmë”, tha mesfushori spanjoll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit