Tenisti Roger Federer do të rikthehet në fushë këtë të premte në një ndeshje miqësore që do të zhvillojë në Shangai (Kinë). Zvicerani, ashtu si në vitin 2024, është i ftuar special i ndeshjes dyshe që do të mbyllë ditën aziatike me eventin “Roger & Friend Celebrities Doubles”.
“Shanghai ka qenë gjithmonë një vend i veçantë për mua. Faleminderit tifozëve, kujtimeve të mrekullueshme dhe gjithashtu një pasioni të vërtetë për lojën e tenisit“, tha Federer kur konfirmoi pjesëmarrjen e tij në event.
Roger do të luajë së bashku me aktorin kinez Donnie Yen, një nga eksponentët më të famshëm të zhanrit të filmave të arteve marciale. Kundër tyre janë ish-tenisti Jie Zheng dhe një aktor tjetër, Wu Lei. Ndeshja do të fillojë menjëherë pas çerekfinales së Masters 1000 midis Medvedev dhe De Minaur.
Duket se Roger është gjithmonë i lumtur të kthehet në Shangai. Vitin e kaluar, ai ishte protagonist në një tjetër ndeshje dyshe. Vjet ai ndau fushën me aktorin Eason Chang, kundër dyshes së fituesit të medaljes së artë olimpike të pingpongut Fan Zhendong dhe tenistit Zhizhen Zhang.
Federer arriti të rikthehej në histori të shumë sukseseve të tij në fushat me cement të Shangait, ku ai ka triumfuar dy herë.






