Rokada e krizave…; Barça ia “transferon” Real Madridit “nëntorin e mallkuar”

1 Dhjetor 2025
8:47
Alfred Lleshi
back button

Hansi Flick përdori shprehjen “nëntori i mallkuar” për krizën e rezultateve që Barcelona pati në fund të vitit 2024: 4 humbje dhe 2 barazime në 7 ndeshje të La Liga-s. Ajo rënie erdhi menjëherë pas fitores 4-0 në “Bernabéu”. Në vitin 2025, Barça ia ka “trasferuar” këtë periudhë të zezë Real Madridit të Xabi Alonso.

Skuadra madrilene e mbylli tetorin si kryesues, me +5 pikë ndaj Barcelonës, pas fitores në “El Clásico” (2-1), por në 4 javët pasuese katalanasit kanë grumbulluar 6 pikë më shumë, duke kaluar në krye. Barcelona ka marrë 12 pikë nga 12 të mundshme ndaj Elche, Celta, Athletic dhe Alavés, ndërsa Real Madridi ka marrë vetëm 6 pikë (1 fitore, 3 barazime).

Barça ka përfituar edhe nga fakti se luan para “Los Blancos” në kalendar, duke i shkurtuar 4 pikë në dy raste radhazi dhe marrë kreun në javën e 14-të. Polemikat e VAR-it shoqëruan barazimin e Real Madridit në Elche (2-2), me dy gola të kontestuar. E njëjta skemë vazhdon edhe këtë javë, ndërsa Barça do të përballet me Atletico Madridin dhe më pas Betisin, përpara ndeshjeve të Real Madridit ndaj Athletic dhe Celta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit