“Prania e Cristiano Ronaldo te Al Nassr ishte e rëndësishme për të ardhur këtu. Ai është një profesionist i madh, ka një etikë të madhe pune dhe gjithmonë shprehet në maksimum. Po zbuloj një djalë që nuk është më i ri, por ka shumë entuziazëm”.
Është ky rrëfimi që bën trajneri Atefano Pioli për aventurën e tij te skuadra arabe e Al Nassr. Ai shton se përveç faktit se në ekip luante sulmuesi portugez ai ishte i tërhequr edhe nga kurioziteti për të provuar diçka krejt ndryshe.
“Isha kurioz. Doja të filloja një eksperiencë të re pas më shumë se 20 viteve të kaluara si trajner në Itali. Al Nassr është një klub i rëndësishëm dhe me ambicie”, u shpreh më tej Stefano Pioli, që u largua nga Milan në fund të sezonit të kaluar.
Ai tashmë ka në kokë objektivin kryesor të tij, Cristiano Ronaldo dhe të klubit: “Përpiqem të përmirësoj lojtarët që kam në dispozicion. Kësaj i shtohen kultura e punës, dhe mentaliteti i fituesit për të arritur trofetë”.