Rummenigge: Futbolli po vuan pa tifozë, Covid-19 i ka tronditur klubet

23 Shkurt 2021
14:51
Alfred Lleshi
back button

“Unë nuk jam tifoz i madh i ‘Super League’, por të gjithë duhet të përballemi me një problem në futboll, që është Covid-19. Për një vit kemi luajtur pa tifozë, të cilët na mungojnë si nga ana kulturore, ashtu edhe financiare. Futbolli po vuan, edhe pse po luhet. Është rasti për t’u kthyer sadopak në normalitet. Të gjitha klubet, veçanërisht ato të mëdha, kanë ekzagjeruar në dhjetë vitet e fundit, duke shpenzuar më shumë për kartonët e lojtarëve dhe pagat. Tani të gjithë po vuajmë. Ndoshta është një kohë e mirë për të gjetur normalitetin”.

Karl-Heinze Rummenigge, drejtori menaxhues i Bayern Munchen, e sheh pandeminë si një mundësi për të ulur shpenzimet përballë vështirësive të mëdha ekonomike të futbollit. Mbi të gjitha, bavarezët, në tregun e transferimeve, kurrë nuk kanë bërë marrëzi të mëdha. “Filozofia jonë është e ndryshme, – konfirmon ai për “Sky Sport”. – Ne kurrë nuk ia kemi lejuar veten të kapim peshq të mëdhenj, sepse ato janë të shtrenjtë dhe të rrezikshëm, nëse nuk funksionojnë. Dhe më duket se kemi bërë mjaft mirë”.

“Immobile mund të bëjë ndryshimin, titullin në Serie A e fiton Interi”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit