Russell: E kemi nisur mirë sezonin por kampionati është i gjatë, gati për garën në Majemi

27 Prill 2026
11:47
Telesport
back button

Formula 1 po rimbush bateritë e saj para rikthimit të saj në pistë këtë fundjavë në Majemi. Për George Russell, ky është një shans për ta lënë pas garën e vështirë në Suzuka, ku përfundoi i katërti pas një sërë incidentesh të pafat.

Britaniku i Mercedes me sa duket e ka kuptuar se nuk mund ta nënvlerësojë më shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli, fitues në dy garat e fundit dhe kryesues i renditjes. “Ndihem shumë mirë duke shkuar drejt Majemit”, tha britaniku.

Ka qenë një fillim i jashtëzakonshëm i vitit 2026 për Mercedes dhe jam duke bërë një fillim vërtet të mirë. Pata një garë sfiduese në Suzuka, por sezoni është shumë i gjatë dhe kemi një paketë të shkëlqyer në dispozicion. Kjo është gjëja më e rëndësishme“, tha Russell.

Ky pushim ishte një mënyrë e mirë për t’u çlodhur dhe jam gati të nisem përsëri. Më pëlqen shumë Majemi, është një pistë e shpejtë dhe e rrjedhshme që ofron mundësi të mira për parakalime. Do të shohim se si do të shkojë moti: vitet e fundit, stuhitë mezi kanë anashkaluar pistën. Ky është një faktor që mund të ketë ndikim“, përfundoi Russell.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit