Piloti George Russell me Mercedes fitoi mbrëmjen e së shtunës garën sprint të zhvilluar në pistën e Montreal, në Kanada. Një garë që piloti britanik e nisi nga “pole” dhe e ruajti kryesimin deri në fund, në një duel të flortë me shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli.
Italiani u rendit në vendin e tretë me makinën tjetër Mercedes, në një garë ku doli tri herë nga pista. Dy herë duke dueluar me Russell dhe një herë me Lando Norris. Britaniku i McLaren përfitoi nga kjo situatë, duke hyrë mes dy makinave Mercedes dhe u klasifikua në vendin e dytë.
Në vendin e katërt doli makina tjetër McLaren e Oscar Piastri. Ai arriti të parakalojë në xhiron e parafundit Lewis Hamilton me Ferrari, që e pat kaluar në start. Britaniku i Ferrari duket se pati një problem në fund (kontakt edhe me murin), pasi u parakalua edhe nga shoku i tij i skuadrës Charles Leclerc.
Kështu, Leclerc u rendit i pesti dhe Hamilton i gjashti. Pas tyre u rendit holandezi Max Verstappen me Red Bull, në një garë anonime dhe asnjëherë në duel për podiumin.






