Duke folur për mikrofonat e “Sky Sport”, mesfushori belg i Milanit, Alexis Saelemaekers, komentoi edhe mundësinë e garimit për titullin kampion nga kuqezinjtë: “Nuk mendojmë për titullin kampion tani, duam të jemi një grup i bashkuar. Pastaj, çfarë do të ndodhë, nuk e dimë. Do të japim gjithçka dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”.
Asisti për Fofana: “Youssouf bëri një lëvizje të shkëlqyer, një depërtim perfekt në mbrojtjen e tyre, kështu që merita është kryesisht e tij. Ishte një aksion i bukur”.
Për ndeshjen: “Është e vështirë të luash me 10 kundër 11, ndaj një kundërshtari të tillë. E dinim që do të ishte e vështirë, por futbolli është kështu. Mendoj se megjithatë ka gjëra pozitive që mund t’i marrim nga kjo ndeshje, përveç rezultatit”.
Për sfidën e parë zyrtare: “Jemi gati të fillojmë të luajmë ndeshjen tonë të parë zyrtare, kemi punuar mirë gjatë kësaj faze përgatitore dhe jam besimplotë për sezonin e ri”.
Për Milanin ka ardhur një humbje e thellë. 4-1 ishte rezultati final ndaj Chelsea, me kuqezinjtë që luajtën me 10 lojtarë për më shumë se një orë, pas kartonit të kuq të Coubis.
“E kemi mbyllur një muaj përgatitjesh pa dëmtime dhe nga e marta do të mund të përgatitemi në mënyrën më të mirë për Kupën e Italisë. Paradoksalisht, me 10 lojtarë luajtëm më mirë, ishim më të rregullt.
Mund të ishim më të kujdesshëm, janë gjëra që do t’i rregullojmë. Do të duhet të kemi vëmendje ndryshe, sepse të dielën kemi një ndeshje vendimtare. Tani duhet të punojmë me qetësi totale”, – ishte komenti i trajnerit kuqezi, Massimiliano Allegri.







