Arsenal është në krye të renditjes së Premier League, një pikë mbi Liverpool, një rezultat që ka rikthyer buzëqeshjen te skuadra e trajnerit Mikel Arteta. Në fitoren e fundit të “topçinjve” ndaj West Ham vendimtar ishte Bukayo Saka, që rikthehet protagonist.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme të shënosh sërish. Është gjithashtu një arritje e madhe, kështu që jam shumë krenar. Ka qenë një javë vërtet pozitive për ne si ekip: tre ndeshje dhe tre fitore. Po hyjmë në pushimin ndërkombëtar në një pozicion të mirë si në Premier League ashtu edhe në Champions”, tha Saka.
Më pas ai dha një vlerësim të përgjithshëm të sezonit deri më tani, i cili e sheh Arsenal aktualisht në krye të tabelës: “Ka qenë një fillim i mirë i sezonit. Kemi pasur disa ndeshje të vështira, veçanërisht jashtë shtëpisë. Jemi në një pozicion të fortë në Ligë dhe mezi presim të kthehemi dhe të vazhdojmë të shtyjmë”.
Së fundmi, 24-vjeçari i kushtoi një homazh ish-trajnerit të tij: “Mikel Arteta e ka përmirësuar shumë lojën time. Jam shumë mirënjohës që e kam atë si trajner. Ai do t’i sjellë sukses këtij klubi dhe mezi pres që të vijë ajo ditë”.







