“S’do të shihet më një gjë e tillë”, Galtier dhe prapaskena me Messi-n: “Aty kuptova gjithçka…”

4 Maj 2024
16:07
Denis Hakanaj
back button

“Kam qenë viktimë e një hakmarrjeje”, ka thënë Galtier në një intervistë të dhënë për L’Equipe pas akuzave nga ana e drejtorit teknik të Nice-s në lidhje me përjashtimin e lojtarëve me ngjyrë dhe myslimanë. Trajneri ka dalë i pafajshëm dhe tani drejton Al-Duhail në Katar.

Më pas, ai ka folur edhe për eksperiencën me PSG-në në sezonin 2022/23, duke shpjeguar vështirësitë e menaxhimit të treshes Messi-Mbappe-Neymar. Në fund ka folur edhe për Milan-in dhe Napoli-n.

Për tre yjet e PSG-së:

“Me këta lojtarë të jashtëzakonshëm, edhe reagimi më i vogël merr përmasa ndërkombëtare, globale.

“Një shembull? Në ndeshjen e parë të Champions League, kundër Juventus-it (2-1, 6 shtator 2022), po fitonim dhe kisha vendosur të zëvendësoja Messi-n në minutat e fundit, për ta mbrojtur në aspektin fizik.

“Pas ndeshjes, të gjithë më kanë informuar se ishte hera e parë që argjentinasi dilte nga fusha në një ndeshje të Champions League me PSG-në.

“Këtu e kupton se punon me njerëz që janë më shumë lojtarë. Messi, Mbappe dhe Neymar duhet të luanin bashkë: nuk besoj se do të shohim përsëri në Francë një gjë të tillë”.

Trajneri francez ka folur edhe për të ardhmen e tij:

“Milan-i? Më vjen mirë, edhe pse nuk kam folur me drejtuesit. Megjithatë, më duket se kanë zgjedhur Lopetegui-n. Më ka kërkuar Marseille, por nuk ishte momenti, sepse po zhvillohej një gjyq dhe mund ta rëndonte klubin.

“Në Premier League duhet të shkosh në kushtet e duhura. Në moshën time nuk ëndërrohet më. Napoli? Kisha akoma një kontratë me PSG-në dhe nuk kam pasur kontakte direkte”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit