Pas fitores 2-0 ndaj Qarabag, Amir Rrahmani komentoi rikthimin e tij pas dëmtimit dhe performancën e Napolit: “Ndoshta kemi më shumë mundësi me ndryshimin e modulit, por gjithçka varet nga mënyra si lëvizim topin, qëndrimi dhe personaliteti. Sa më shumë kërkojmë topin, aq më lehtë dalim me të”.
Ai shtoi për grupin dhe qëndrimin e skuadrës: “Duhet të japim gjithmonë maksimumin. Ndonjëherë ndeshjet nuk shkojnë si duam, por duhet të besojmë dhe të kemi qëndrimin e duhur”.
Për rikthimin e tij, pas dëmtimit: “Ishte pak e vështirë, sepse kjo ishte ndeshja ime e shtatë brenda 3 javësh, pas 2 muajsh jashtë fushave. Trajneri më ka kursyer në disa ndeshje, por gjithsesi ishte shumë e vështirë”.
Për objektivat: “Nuk e di nëse është më lehtë të kualifikohemi në Champions apo të shkoj në Botëror me Kosovën. Shpresoj t’i arrij të dyja, të kem rezultatet më të mira të mundshme”.







