Një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Duboçiça” të Leskovcit, skuadra jonë kombëtare mbajti seancën e përgjithshme stërvitore.
Në pamjet e siguruara nga mediat tregohet se në ambientet e stadiumit mungon flamuri shqiptar, ndryshe nga protokolli i zakonshëm sipas rregullave të UEFA-s.
Ky gjest nga serbët është i papranueshëm dhe i shëmtuar. Serbët ende nuk kanë arritur ta ndajnë politikën nga sporti.
Presim nëse UEFA dhe FIFA do të ndërhyjnë për këtë veprim skandaloz.







