“Seriozisht e ke?”, kryevepra e Bernardeschi-t i lë të gjithë pa fjalë (Video)

5 Maj 2024
12:55
Denis Hakanaj
back button

Ish-lojtari i Juventus-it, Federico Bernardeschi, ka qenë i papërmbajtshëm kundër Dallas-it.

Sulmuesi italian nuk jetonte një ndeshje të tillë prej shumë kohësh dhe ka hequr nga vetja presionin me dy gola dhe një asisti në fitoren e Toronto-s.

Megjithatë, ka qenë goli i dytë i tij që ka çmendur rrjetet sociale dhe shokët e tij të ekipit në fushë.

Në minutën e 52-të, italiani është nisur nga krahu i djathtë, ka kaluar në qendër dhe ka lëshuar një predhë me të majtën, një gjuajtje e bukur dhe e fuqishme që ka lënë në vend portierin kundërshtar.

Më pas ka ardhur edhe asisti për golin e 3-1 të Longstaff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit