Shakira zbulon si futi mik Hamilton për ta bërë Mbappe pjesë të… 500 milionë shikimeve në YouTube

22 Korrik 2026
9:43
Alfred Lleshi
back button

Shakira ishte një nga protagonistet e Botërorit 2026 në aspektin e spektaklit. Himni i saj zyrtar, “Dai Dai”, po iu afrohet 500 milionë shikimeve në YouTube, ndërsa këngëtarja kolumbiane performoi edhe në spektaklin e pushimit të finales mes Spanjës dhe Argjentinës, së bashku me këngëtarin nigerian Burna Boy.

Videoklipi i këngës përfshin shumë yje të futbollit, mes tyre Kylian Mbappé, Lionel Messi, Vinicius, Haaland, Kane, Rodri, Luis Díaz, Musiala, Pulisic, Kubo dhe Saka. Në një intervistë për “CazéTV”, Shakira tregoi se si arriti ta bindte Mbappé të merrte pjesë në videoklip:

“Mbappé ishte lojtari i parë që pranoi. E dija se Lewis Hamilton ishte mik i tij, ndaj i shkrova Lewis: ‘Hej Lewis, a mund të më lidhësh me Mbappé?’ Ai u përgjigj: ‘Në rregull, perfekt’. Pastaj krijuam një bisedë me ne të tre dhe bisedova me Kylian, madje i bëra edhe një telefonatë”. Rezultati ishte që videoklipi hapet pikërisht me Mbappé që thotë: “Shakira, ne jemi gati”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit