“Shantazhi” unik i fansit të çmendur ndaj Messit: Nëse e do Antonelën…

30 Shtator 2025
10:26
Alfred Lleshi
back button

Fantazia nuk ka kufij kur bëhet fjalë për të tërhequr vëmendjen e Leo Messit dhe marrë diçka prej tij, ndonjë kujtim të çmuar për gjithë jetën. Kështu ka menduar një tifoz i ri, i cili përgatiti një pankartë të veçantë me shpresën për të marrë fanellën e atij që konsiderohet lojtari më i mirë i historisë.

Para ndeshjes mes Torontos dhe Inter Miami, të shtunën, i riu priti autobusin e skuadrës nga Florida me një mesazh që tingëllonte si një lloj shantazhi. “Nëse e do Antonelën, të lutem ma jep fanellën tënde”, – shkruhej në pankartë, duke sprovuar dashurinë e Messit për bashkëshorten për hir të një fanelle.

Në fund të ndeshjes, e cila u mbyll me barazimin e vakët 1-1, nuk u pa që argjentinasi t’i kishte rezervuar ndonjë fanellë. E megjithatë, në një turmë kaq të madhe, ishte vështirë që Messi ta dallonte pankartën. Sidoqoftë, tifozi i ri tregoi shumë origjinalitet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit