Shet medaljen olimpike për të financuar operacionin e një fëmije 8 muajsh

18 Gusht 2021
8:51
Telesport
back button

Sportistja polake Maria Andrejczyk, fituese e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në garën e hedhjes së shtizës, ka nxjerrë në shitje medaljen e fituar pak ditë më parë. Paratë e grumbulluara do të financojnë ndërhyrjen kirurgjikale të një fëmije 8-muajsh, të cilën ajo nuk e njeh.

Nga shitja e medaljes ajo grumbulloi 130 mijë euro, gjysma e shumës që nevojitet për këtë operacion (280 mijë euro). Sportistja 25-vjeçare, u shpreh: “Nuk m’u desh shumë kohë të vendosja. Ishte hera e parë që bëja një gjë të tillë. Vogëlushi Miloszek ka një problem të rëndë në zemër dhe i duhet ndihmja e ndërhyrjes kirurgjikale”.

Për këtë arsye vendosa të nxjerr në ankand medaljen e argjendit”, tha sportistja Maria Andrejzcyk, e cila më parë ka arritur të mposhtë sëmundjen e kancerit në kockë, me të cilën u diagnostikua në vitin 2018. Në Olimpiadën e Rios ajo u klasifikua në vendin e katërt, ndërsa këtë herë u ngjit në podium.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit