Shiu i rrëmbyer ndal në mes garën e Japonisë, organizatorët i japin fitoren pilotit spanjoll

1 Tetor 2023
9:37
Telesport
back button

Një garë e cmendur ajo e zhvilluar sot në pistën e Motegi, e vlefshme për botërorin e MotoGP. Protagonist u bë shiu, që me kalimin e minuitave bëhej gjithnjë e më i rrëmbyer, duke detyruar organizatorët e garës ta ndalnin atë në mes.

Kështu, pas 12 xhirosh nga 24 të planifikuara, u valëvit flamuri i kuq dhe organizatorët i dhanë fitoren spanjollit të Ducati Pramac, Jorge Martin. Në vendin e dytë u rendit italiani i Ducati, Francescio Bagnaia, ndërsa në të tjetrin spanjolli i Honda, marc Marquez.

Falë këtij triumfi, Jorge Martin ngushton në 3 pikë diferencën me Bagnaia, që kryeson botërorin e MotoGP. Një tjetër garë ku triumfoi motori Ducati, ndërkohë që Martin konfirmon momentin e mirë, duke qenë më i shpejti edhe në pistën e lagur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit