Shkaktoi aksidentin masiv në Tur, policia arreston tifozen e çmendur

1 Korrik 2021
10:43
Telesport
back button

Spektatorja që me pankartën e saj shkaktoi një aksident masiv në etapën e parë të Turit të Francës është arrestuar. Mësohet se ajo ndodhet në paraburgim në qytezën e Landerbeau. Ajo është akuzuar për “dëmtim të pavullnetshëm dhe shkelje të detyrimit për respektimit e sigurisë dhe kujdesit”.

Spektatorja mbante një pankartë ku shkruante “Allez Opi-Omi!” (forca gjyshe-gjysh), një mesazh për familjarët e saj. Gjithsesi, pankarta pengoi çiklistët, që u rrëzuan në rrugën e ngushtë një e nga një si birila, duke shkaktuar një rrëzim masiv, ku u përfshinë dhjetra garues.

Në total, 21 çiklistë pësuan dëmtime, ndërsa 4 prej tyre u detyruan të tërhiqen nga turneu si pasojë e lëndimeve që morën. Xhandarmaria kishte kërkuar bashkëpunimin e njerëzve përt të gjetur fajtoren dhe arriti ta zbulojnë tifozen. Ajo rrezikon një gjobë prej 1500 euro dhe burgun në rast se çiklisti gjerman Sutterlin, i tërhequr nga Turi i Francës, vendos ta denoncojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit