Arsenal pësoi një tjetër dëmtim të një lojtari kyç këtë sezon. Bëhet fjalë për William Saliba, i detyruar të largohej nga fusha që në minutën e pestë në ndeshjen ndaj Liverpool. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit.
Qendërmbrojtësi francez duket se u lëndua ndërsa sfidoi sulmuesin e Liverpool, Hugo Ekitike, për një top të lartë. Saliba ra në fushë dhe pas një inspektimi të shkurtër u zëvendësua nga Cristhian Mosquera.
Saliba i bashkohet Kai Havertz, Gabriel Jesus, Bukayo Saka, Christian Norgaard dhe Ben White në dhomën e trajtimit. Ndërsa kapiteni Martin Odegaard është rikuperuar dhe në ndeshjen e fundit ishte në stol.
Pas këtij dëmtimi, Saliba nuk është grumbulluar me kombëtaren e Francës për ndeshjet kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Benjamin Pavard do ta zëvendësojë në sfidat ndaj Ukrainës dhe Islandës.







