Shqipëri-Serbi, arrestohen 2 tifozë, si dhe polici që iu mori lekë dy shqiptarëve të Kosovës

8 Qershor 2025
15:39
Telesport
back button

Shqipëria nuk arriti dot të fitonte mbrëmë ndaj Serbisë, duke mos shkuar më shumë se barazimi 0-0. Edhe pse ishte një sfidë e tensionuar, çdo gjë shkoi perfekt dhe nuk pati asnjë incident të rëndë.

Megjithatë, Policia e Shtetit ka arrestuar 3 persona, dy tifozë dhe një efektiv policie. Dy tifozët janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë si dhe hedhje të sendeve të ndaluara në fushë, ndërsa efektivi është konstatuar duke marrë para në dorë nga dy tifozë shqiptarë të Kosovës që kërkonin të shmangnin kontrollin fizik.

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit