Simone Biles shkruan historinë, gjimnastja realizon ushtrimin që e bënin vetëm meshkujt (video)

3 Tetor 2023
12:04
Telesport
back button

Gjimnastja 26-vjeçare amerikane Simone Biles është rikthyer ikona që njohim të gjithë. Imazhi i dëshpërimit të saj pas Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, ku pati probleme psikologjike, tashmë janë një kujtim i vjetër.

Biles iu rikthye garave vitin e kaluar, kur mori pjesë në US Classic, ndërsa një ditë më parë, në Anversë (Belgjikë), realizoi të paimagjinueshmen. Në garën e kërcimit të kaluçit, ajo realizoi figurën e “Yurchenko”, një ushtrim shumë i vështirë për femrat.

Një rrotullim i dyfishtë në ajër për gjimnasten amerikane, një ushtrim që deri më dje e kishin realizuar vetëm meshkujt. Biles bëhet sportistja e parë femër që e realizon atë, duke shkruar historinë.

Natyrisht që vlerësimet ishin të larta për gjimnasten amerikane, që mori medaljen e artë në atë event. “Të gjithë atyre që më shihnin vetëm për të parë nëse do t’ia dilja mbanë, u them se ia dola mbanë”, tha gjimnastja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit