Sinner siguron gjysmëfinalet e US Open, Swiatek eliminohet në çerekfinale

4 Shtator 2025
9:52
Telesport
back button

Janë mbyllur sot ndeshjet çerekfinale të grand slam-it të US Open, duke përcaktuar gjysmëfinalistët e fundit. Numri 1 në botë për meshkuj dhe kampioni në fuqi Jannik Sinner avancon më tej.

Italiani fitoi 3-0 (6-1, 6-4, 6-2) ndaj patriotit të tij Lorenzo Musetti dhe në gjysmëfinale do të përballet me kanadezin Felix Auger-Aliassine. Ai mposhti 3-1 (4-6, 7-6, 7-5, 7-6) australianin Alex de Minaur.

Te femrat, surpriza më e madhe është eliminimi i polakers Iga Switek. Numri 3 në botë u mund 2-0 (6-4, 6-3) nga tenistja amerikane Amanda Anisimova. Përballë saj do të jetë japonezja Naomi Osaka, që mundi 2-0 çeken Karolina Muchova (6-4, 7-6).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit