Sinner tërhiqet i dëmtuar pas 20 minutash lojë, Alcaraz triumfon në turneun Masters të Sinsinati

19 Gusht 2025
9:36
Telesport
back button

Ka zgjatur vetëm 20 minuta turneu Masters i Sinsinati për meshkuj, pasi tenisti italian Jannik Sinner, numri 1 në botë, është tërhequr për shkak të një problem shëndetësor.

Sinner ngriti “flamurin e bardhë” në një ndeshje ku thuajse ishte inekzistent, me spanjollin Carlos Alcaraz që udhëhiqte 5-0 në setin e parë para se të merrte vendimin për t’u tërhequr.

Më vjen keq, nuk arrij dot të luaj më. Ndihem shumë keq dhe mezi po lëviz në fushë”, është komenti i Sinner pas tërheqjes nga finalja.

Alcaraz nuk festoi pasi mori kupën, duke thënë: “Kjo finale nuk quhet, më vjen keq”. Ndërsa Sinner shtoi: “Zbrita në fushë vetëm pr respekt të publikut, por nuk luaja dot”.

Humbja e këtij turneu rrezikon vendin e parë të renditjes botërore për tenistin italian, që duhet të fitojë në US Open për të mbrojtur pikët e fituara vjet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit