Sinner tjetër leksion Djokovic, sfidon Alcaraz në finalen e “Six Kings Slam” për 6 mln dollarë

17 Tetor 2025
10:32
Telesport
back button

Dy tenistët më të mirë në botë, spanjolli Carlos Alcaraz dhe italiani Jannik Sinner, aktualisht numrat 1 dhe 2 në botë, do të luajnë në finalen e turneut “Six Kings Slam”, event që zhvillohet në Arabinë Saudite.

Në këtë turne morën pjesë 6 tenistët më të mirë në botë. Vetëm për pjesëmarrjen e tyre në këtë event ata kanë përfituar nga 1.5 milionë dollarë, ndërkohë që fituesi do të arkëtojë edhe 4.5 milionë të tjera.

Në gjysmëfinale, Sinner mundi 2-0 (6-4, 6-2) serbin Novak Djokovic. Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër, Alcaraz mundi po 2-0 (6-4, 6-2) amerikanin Taylor Fritz. Kjo s’është hera e parë që Sinner e Alcaraz përballen këtë vit.

Ata kanë luajtur në finalet e Roland Garros, Wimbledon e US Open dhe në disa nga turnetë Masters. Dy tenistët duket se kanë lënë pas krahëve dëmtimet e fundit dhe janë gati për finalen e radhës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit