Situatë e turpshme te Barcelona! Agjenti i Dani Olmos negocion me dy klube angleze, sepse katalanasit nuk kanë paratë për ta mbajtur

27 Dhjetor 2024
16:54
Telesport
back button

Me afrimin e 31 dhjetorit, Dani Olmo duket gjithnjë e më larg Barcelonës. Kjo është befasia e vitit në La Liga, sepse ngjarje të tilla ndodhin shumë rrallë në futboll.

Mesfushori spanjoll është i regjistruar deri më 31 dhjetor dhe për shkak të rregullave të Fair Play Finaciar. Më tej, klubi nuk mund të vazhdojë regjistrimin e tij.

Menaxheri i Olmos, Andy Bara, dyshohet se po negocion me dy klube angleze, Manchester City dheManchester United. Katalanasit po tentojnë të apelojnë në gjykatën civile në Barcelonë, ku do të paraqesë argumentet e tyre në nisjen e javës së ardhshme.

Barcelona po planifikonte që të fitonte 120 milionë euro duke shitur vende në zonën e re VIP në “Camp Nou”, por deri tani nuk ka ndodhur dhe kjo situatë po e penalizon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit