Skandali doping, Rusia rrezikon përjashtimin edhe nga Tokio 2020

19 Nëntor 2019
14:29
Telesport
back button

Pas pezullimit nga Olimpiada e Rios 3 vite më parë (2016), Rusia mund të përjashtohet edhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që zhvillohen vitin e ardhshëm. Sipas të përditshmes britanike “The Indipendent”, komiteti ekzekutiv i antidopingut botëror (WADA) do të zhvillojë një takim më 9 dhjetor, ku pritet të miratohet një rezolutë kundër Rusisë.

Më konkretisht, WADA do t’i rekomandëojë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar faktin se antidopingu rus ende nuk po bashkëpunon me të, pas skandalit doping që pushtoi këtë vend. WADA kërkon të zbulojë materialet e fshehura nga antidopingu rus (Rusada) në lidhje me testet e kryera prej saj me sportistët rus në periudhën janar 2015-gusht 2016.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit