Interi nuk fitoi dot në ndeshjen rikuperuese ndaj Bologna dhe kështu i bëri një favor Napolit, duke mbetur -3 pikë në klasifikim (me një ndeshje për ta rikuperuar ende). Simone Inzaghi ishte “shumë i nervozuar që nga minuta e parë për regjinë e ndeshjes, në fund debatoi edhe me Italianon, – thekson “Gazzetta dello Sport” në komentin shoqërues të vlerësimit me notën 6. – Ai i provoi të gjitha mundësitë për të fituar, por mungesat në mesfushë ishin shumë të rënda dhe loja padyshim vuajti për këtë arsye”.
“Corriere dello Sport” i jep gjithashtu një vlerësim pozitiv: “Disa mundësi të humbura, por kësaj here është faza mbrojtëse e pamjaftueshme. Seria e fitoreve të njëpasnjëshme ndalet në 6”.
“Tuttosport” i jep të njëjtën note, 6: “Pas një çerek ore vuajtjeje, rregullon mbrojtjen në të djathtë dhe Interi përmirësohet, por paguan shumë mungesat e Calhanoglu dhe Mkhitaryan. Inzaghi u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mungojë ndaj Empolit”.
TMW gjithashtu i jep notën 6: “I shpallur trajneri më i mirë i muajit dhjetor, para ndeshjes, ai hodhi në fushë Interin më të mirë të mundshëm me qëllimin për të zëvendësuar një nga dy yjet në klasifikim me tri pikë që do t’i mundësonte të ndiqte hapin e mundshëm të Napolit. Misioni dështoi, por ndodhin këto gjëra. Është e vështirë t’i gjykosh lëvizjet kur ke një skuadër plot mungesa, por zëvendësimi i Lautaros mund të diskutohet. Ndoshta për këtë arsye përfundoi me një nervozizëm të vogël”.
“Corriere della Sera” i jep gjithashtu një vlerësim të mirë: “Shumë i nervozuar, ndoshta sepse parashikoi vështirësitë. Duke protestuar ka marrë edhe një karton të verdhë”.
Së fundi, vlerësimi nga portali tematik “L’Interista”: “Një pikë që duket e ngushtë dhe një tjetër rikthim pas nga Interi këtë sezon, i dyti në vitin e ri pas atij ndaj Milanit në Superkupë. Inzaghi vuan për lodhjen e lojtarëve të pranishëm, mungesat dhe shfaqi pak nervozizëm. Duhet të gjejë një zgjidhje pas Superkupës”.
Vlerësimet e mediave italiane për Inzaghin, referuar barazimit 2-2 ndaj Bologna:
TMW: 6
“Gazzetta dello Sport”: 6
“Corriere dello Sport”: 6
“Tuttosport”: 6
“Corriere della Sera”: 6
“L’Interista.it”: 6







