Slavia Prague përmbys ndeshjen e çmendur ndaj Sevilla-s, kualifikohet edhe Benfica

14 Mars 2019
23:40
back button

Pas humbjes 1-0 në Kroaci ndaj Dimano Zagreb, Benfia ka përmbysur gjithçka në ndeshjen e kthimit, por i janë dashur 120 minuta për ta bërë këtë gjë. Pasi rezultati pas 90 minutave ishte 1-0, ndeshja shkoi në shtesë dhe aty portugezët goditën dy herë duke siguruar kualifikimin. 

Ishte Jonas ai që zhbllokoi rezultatin dhe çoi ndeshjen në shtesë. Më pas golat e Ferro dhe supergoli i Grimaldo-s vendosën gjithçka në favor të vendasve. Dinamo nuk kishte shanse. 

120 minuta janë dashur edhe në ndeshjen e luajtur mes Slavia Prague dhe Sevilla. Skuadra çeke ka fituar 4-3 dhe është kualifikuar për në çerekfinale. 

Ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar 2-2, ndërsa me të njëjtin rezultat përfunduan 90 minutat e dyta. Si pasojë, sfida shkoi në kohë shtesë dhe ishin miqtë ata që shënuan të parët me Vazquez. Megjithatë, çekët gjetën fuqinë për të barazuar dhe shënuan në fund të takimit me autogolin e Kjaer. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit