Slot: Kemi nevojë për qetësi, shpresoj që janari të sqarojë të ardhmen e këtyre 3 lojtarëve

31 Dhjetor 2024
9:43
Telesport
back button

Liverpool po bën një paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon, duke kryesuar sin ë Premier League ashtu dhe në Champions League. Trajneri Arne Slot nuk pret ndonjë surprizë të madhe nga merkato e janarit, por kërkon rikonfirmimin e lojtarëve që janë në pikëpyetje.

Mohamed Salah, Virgil Van Dijk dhe Alexandre Trent-Arnold janë tri lojtarët titullarë të “Reds” që u skadon kontrata dhe janë në qendër të vëmendjes. Për të tre e ardhmja është në dilemë, çka ka krijuar jo pak probleme në skuadër. Ndaj, Slot kërkon që kjo sitiatë të zgjidhet një herë e mirë.

Uroj që Viti i Ri dhe janari të sqarojë shumë gjëra në lidhje me të ardhmen e këtyre lojtarëve. Unë jam i kënaqur me të tre lojtarët, por njerëzit flasin më shumë për këtë dhe dhe kjo krijon bezdi në grup. Jo vetëm për këta tre, por edhe për lojtarë të tjerë”, tha Arne Slot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit