Slot zbulon problemin kryesor të Liverpool dhe karikon skuadrën: Kur pëson 3 humbje radhazi duhet të reagosh

17 Tetor 2025
12:19
Telesport
back button

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së vështirë që kampionët e Premier League do të zhvillojnë ndaj Manchester United. Ai ka evidentuar disa nga problemet e fundit të skuadrës së tij.

Nëse e krahasojmë me sezonin e kaluar, nuk krijojmë aq shumë raste sa vjet. Jemi ende skuadra që krijon më shumë raste me aksion, krijon më shumë gjuajtje në portë, por kemi pësuar shumë gola”, tha Slot.

Nëntë gola dhe katër nga goditje standarde, që është ende një pikë e fortë e jona, por kjo nuk është një pasqyrim i rasteve që kemi pësuar. Po pësojmë shumë krosime, kjo është një nga gjërat që duhet t’i adresojmë dhe të bëjmë më mirë”, shtoi trajneri i “reds”.

Më tej, Slot tha: “Pra, duhet të gjejmë përgjigje dhe përgjigjja e parë është të mos pësojmë kaq shumë gola. Nëse është më e vështirë të shënosh gola, gjëja më e mirë që mund të bësh është të mos pësosh shumë gola”.

Duke folur për momentin jo të mirë të Liverpool, holandezi tha: “Nëse ke humbur tre ndeshje radhazi dhe vesh fanellën e Liverpool, nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari yt, duhet të reagosh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit