“S’mund të jetë kaq i mirë”, Bale i lë të gjithë pa fjalë: Nuk është e drejtë

3 Shkurt 2023
14:30
Denis Hakanaj
back button

Gareth Bale ka bërë debutimin e tij në PGA Tour në golf. Në këto orë, në fakt, ka nisur AT&T Pebble Beach Pro-Am në fushën e golfit të Spyglass Hill.

Uellsiani ka vendosur të marrë pjesë dhe e kishte lajmëruar këtë në ditët e kaluara. Siç ka bërë të ditur The Sun, ish-ylli i Real Madrid ka treguar se ka mentalitetin e duhur për tëë qenë pjesë e kësaj bote dhe i ka të gjitha karakteristikat për të pasur sukses.

Konfirmimi ka ardhur edhe nga ata që e njohin shumë mirë golfin. Jon Rahm, numri i tretë në botë në golf, ka thënë: “I kam thënë se nuk mund të jetë aq i mirë në futboll dhe në golf njëkohësisht, nuk më duket e drejtë”.

Me pak fjalë, një jetë dhe një karrierë e re ka nisur për Bale dhe, me sa duket, nuk mund të kishte nisur në një mënyrë më të mirë. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe disa imazhe të debutimit të uellsianit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit