Sommer, pas disfatës ndaj Juventusit: Ta mbajmë kokën lart, kanë mbetur edhe 13 ‘finale’

17 Shkurt 2025
8:54
Alfred Lleshi
back button

Duke folur për “La Domenica Sportiva”, portieri i Interit, Yann Sommer, analizoi humbjen e zikaltërve në fushën e Juventusit: “Është për të ardhur keq, sepse në pjesën e parë luajtëm më mirë se ata dhe duhej të kishim shënuar.

Krijuam shumë raste, bardhezinjtë i pashë nën presion të madh. Pjesa e dytë foli kundër nesh, pësuam një gol dhe dolëm të mundur. Tani duhet ta mbajmë kokën lart, kanë mbetur edhe 13 ndeshje, të cilat janë shumë.

Ndeshjen e radhës e kemi të shtunën në shtëpi, duhet të mendojmë hap pas hapi. Bëmë shumë mirë në pjesën e parë, por nuk arritëm të gjenim golin. Tani duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës”.

Lidhur me vështirësitë në mbrojtje, Sommer tha: “Kundërshtarët këtë vit po krijojnë më shumë raste sesa sezonin e kaluar, por ndonjëherë ndikon edhe fati. Për golin, për shembull, Kolo Muani e mori topin mes katër lojtarëve tanë. Duhet të mbrohemi më mirë në këtë lloj ndeshjeje. Pas një pjese të parë siç e zhviluam ne, duhej të kishim marrë të paktën një pikë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit