Speciale/ Mayweather dhe Pacquiao më 19 shtator në Las Vegas për revanshin e shumëpritur pas 11 vitesh

24 Shkurt 2026
8:20
Telesport
back button

Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao janë gati të ripërtërijnë rivalitetin e tyre në një ndeshje mbresëlënëse në Las Vegas këtë shtator. Mayweather, 48 vjeç, do të dalë zyrtarisht nga pensioni për t’u përballur me filipinasin, më 19 shtator, 11 vjet pas ndeshjes së parë të dyshes legjendare të boksit.

Pacquiao, 47 vjeç, doli nga pensioni më 19 korrik 2025 kur u ndesh me Mario Barrios për kampionatin WBC në peshën welter, ndeshje që përfundoi me një barazim. Në përballjen e parë mes dy boksierëve, më 2 maj 2025, Mayweather fitoi me vendim unanim në atë që u cilësua si “dueli i shekullit”.

Unë kam luftuar dhe e kam mposhtur Manny një herë. Këtë herë do të jetë i njëjti rezultat“, tha Mayweather. Kjo shënon pjesën e dytë të një rivaliteti brezash që bota e boksit ndoshta shpresonte se do të realizohej më herët.

Përplasja e dy ikonave, përfundimisht do ta bënte Mayëeather të zgjeronte rekordin e tij të përsosur profesional, 50 fitore e asnjë humbje. Sfida e tij e fundit është ajo ndaj Conor McGregor në gusht 2017, përpara se të njoftonte tërheqjen e tij.

Që atëherë ai është përballur me sportistë si Logan Paul, Aaron Chalmers dhe John Gotti III, në një seri ndeshjesh miqësore, më e fundit në gusht 2024. Ndërsa Pacquiao ka një rekord prej 62 fitoresh, 8 humbjesh dhe 3 barazimesh. Ai është përballur tetë herë si profesionist që nga humbja e tij ndaj Mayëeather.

Unë dhe Floyd i dhamë botës atë që mbetet ndeshja më e madhe në historinë e boksit”, tha Pacquiao. “Tifozët kanë pritur mjaftueshëm gjatë, ata e meritojnë këtë ndeshje rimeçi dhe do të jetë edhe më e madhe tani që do të transmetohet drejtpërdrejt globalisht në Netflix”, shtoi filipinasi.

Dua që Floyd të jetojë me humbjen e vetme në rekordin e tij profesional dhe të kujtojë gjithmonë se kush ia dha atë” Si gjithmonë, ia dedikoj këtë ndeshje bashkëqytetarëve të mi filipinas në të gjithë botën dhe për t’i sjellë lavdi Filipineve“, tha Pacquiao.

Takimi i parë ishte ndër ndeshjet më të pritura dhe të shumëpritura në historinë e boksit midis dy sovranëve të ringut. Një përleshje pa fishekzjarrë, megjithatë, tregues i realitetit se të dy mund të kenë tejkaluar kulmin e fuqive të tyre.

Megjithatë, ajo do të bëhej ndeshja më e pasur që sporti ka parë duke vendosur rekorde për shitjet e biletave, me 53.1 milionë stërlina dhe shitjet me PPV (pay per view-paguaj për ta parë), me 4.6 milionë.

Mayweather njoftoi planet për t’u rikthyer nga pensioni javën e kaluar, ndërsa synonte një ndeshje të parë ekspozuese me Mike Tyson në prill. Kjo përfaqëson rikthimin e tij të katërt nga pensioni, pasi më parë i kishte dhënë fund karrierës së tij në vitet 2007, 2015 dhe 2017.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit